ÇMIMI I NAFTËS MË I ULTI NË PESË MUAJ / FORCOHET DOLLARI, ULET PRODHIMI I KARBURANTIT

Çmimet e naftës ranë të martën në nivelin më të ulët të pesë muajve të fundit ndërsa është shënuar forcimi i dollarit amerikan dhe kanë rënë kërkesat për naftë. E marta ishte dita e katër radhazi e rënies së çmimeve pavarësisht se OPEC+ ka njoftuar për shkurtime vullnetare të prodhimit të karburantit.

Kontratat për të ardhmen për një fuçi nafte të papërpunuar në tregun që njihet “Brent” ranë në 77 dollarë e 22 centë. Ndërsa bursa “U.S. Ëest Texas Intermediate” u mbyll të martën me 72 dollarë e 32 cent për një fuçi nafte të papërpunuar.

Ky ishte çmimi më i ulët për të dy standardet e naftës së papërpunuar që nga 6 korriku.

Rënia e çmimit erdhi pavarësisht komenteve nga zëvendëskryeministri rus Alexander Novak, se OPEC + është i gatshëm të rrisë shkurtimet e prodhimit të naftës në tremujorin e parë të vitit 2024 për të eliminuar “spekulimet dhe paqëndrueshmërinë” nëse veprimet ekzistuese për të ulur prodhimin nuk do të ishin të mjaftueshme.

Më 30 nëntor, OPEC+ ra dakord për shkurtime vullnetare të prodhimit të naftës prej rreth 2.2 milionë fuçi në ditë për tremujorin e parë të vitit 2024.

Por të paktën shkurtimi me 1.3 milion fuçi në ditë ishte zgjatje e vendimeve të mëparshme të marra nga Arabia Saudite dhe Rusia.Kremlini tha se do të duhet kohë që shkurtimet e prodhimit të naftës nga organizata OPEC+ të kenë efekt.

Presidenti rus Vladimir Putin do të vizitojë të mërkurën Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite, anëtare të OPEC-ut, dhe do të presë presidentin iranian Ebrahim Raisi në Moskë të enjten.

SHARE