SOT, NË TIRANË U MBAJT MBLEDHJA E ORGANEVE DREJTUESE TË UNIONIT TË BASHKIVE SHQIPTARE NË RAJON

Sot, në Tiranë, u mbajt mbledhja e organeve drejtuese të Unionit të bashkive shqiptare në rajon, pra mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme dhe Këshillit Drejtues. Në mbledhjen në të cilën mori pjesë kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, ishin të pranishëm edhe kryetarët e komunave dhe bashkive të tjera, antare të unionit. Gjatë këtij takimi u shpalosen eksperiencat në lidhje me strategjinë e ndjekur deri tani për menaxhimin e mirë të kësaj situatës së krijuar nga vitusi COVID-19. Gjithashtu, filozofia e çdo komune dhe bashkie si dhe perspektivat e së ardhmes, mbi COVID-19, nevoja e ngritjes së emergjencave civile, ndërtimin e strukturave përkatëse të emergjencave civile rajonale të UBSHR-së në përgjigje të kësaj sfide ishin temat kryesore diskutimit në këtë takim. 

SHARE