LOGOJA PËR REGJISTRIMIN E POPULLËSISË SHTOHET EDHE NË GJUHËN SHQIPE

Administrata e Statistikave pranoi propozimin e Ministrisë së Financave si organ që mbikëqyr ligjshmërinë dhe efektivitetin e punës së administratës, në pjesën e plotësimit të logos së regjistrimit, dhe në përputhje me kërkesën e kryetarit të komisionit të regjistrimit të komunës së Tuzit.

Propozimi i amendamentit i referohet shtimit të fjalës “regjistrimi”, në gjuhën shqipe në logon ekzistuese.

“Në këtë mënyrë të gjithë kontribuojmë për harmoninë multietnike dhe vlerat qytetare në vend, të gjitha me qëllim të realizimit të suksesshëm të regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave në vitin 2023”, theksuan nga Monstat-i.

Sot, ndihmësdrejtoresha e Monstat Snezhana Remikoviq për TVMZ tha se regjistruesit që nuk e kryejnë punën e tyre në mënyrën e trajnimit dhe qytetarët që nuk japin të dhëna të sakta në përputhje me regjistrimin mund të gjobiten me 100-500 euro.

Siç tha ajo, aplikimet për regjistrues janë në vazhdim e sipër dhe për momentin ka mungesë të aplikantëve në nëntë komuna.

SHARE