PËR DITËN E SHTETËSISË, DITË JO PUNE ME 13 DHE 14 KORRIK

Me rastin e festës së ardhshme shtetërore më 13 korrik, Dita e Shtetësisë së Malit të Zi, ditët jo-pune do të jenë e marta, 13 korrik dhe e mërkura, 14 korrik, njoftoi Ministria e Zhvillimit Ekonomik. Nga Departamenti i Jakov Millatoviq deklaruan se organet shtetërore, organet e vetëqeverisjes lokale, institucionet publike, ndërmarrjet publike dhe subjektet e tjera që kryejnë veprimtari me interes publik janë të detyruar të sigurojnë kryerjen e aktiviteteve gjatë pushimeve, ndërprerja e të cilave mund të ketë pasoja të dëmshme për qytetarët ose shtetin.

SHARE