NGA DATA 24 QERSHOR DERI MË 1 KORRIK DO TË MBAHET FESTIVALI FLOKLORIK KOMBËTAR NË GJIROKASTËR

Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë do të zhvillojë Festivalin Folklorik Kombëtar pas 8 vitesh mungesë dhe do të mbahet në Gjirokastër nga data 24 qershor deri më 1 korrik 2023. 

Këtë qershor Gjirokastra do të mirëpresë artistë dhe grupe artistike nga 12 rajonet e vendit, si dhe nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi etj. 

Në skenën e qytetit historik të gurtë të Gjirokastrës, grupe të muzikës popullore, arbëreshe italiane dhe grupe nga Greqia, Italia e më gjerë do të ngjiten në skenë. 

Qëllimi i festivalit është të përcjellë vlerat më të bukura dhe të larmishme të trashëgimisë kulturore, etno-muzikore, etnografike. 

Festivali Folklorik Kombëtar është aktiviteti më i rëndësishëm në fushën e trashëgimisë kulturore me materiale shqiptare që përfshijnë muzikën, koreografinë, etnografinë e krijuar në shekuj. 

Gjatë ditëve të Festivalit do të zhvillohen edhe shumë aktivitete të tjera në qytet dhe më gjerë me qëllim promovimin e kulturës, turizmit, traditës së kuzhinës dhe aktivitete të tjera që organizohen nga Ministria e Kulturës dhe qeveria shqiptare.

SHARE