GORÇEVIQ: ZGJEDHJA E KRYETARIT TË GJYKATËS SUPREME NUK ËSHTË KUSHT PËR MARRJEN E IBAR-it

Zgjedhja e Kryetarit të Gjykatës Supreme dhe ndryshimet në Ligjin për financimin e subjekteve politike nuk janë kusht për marrjen e një raporti pozitiv për përmbushjen e kritereve të ndërmjetme (IBAR).

„Por zgjidhja e këtyre çështjeve do të forconte përshtypjen e përgjithshme për gatishmërinë e Malit të Zi për të hyrë në fazën e re të negociatave për anëtarësim,“ tha ministrja e Çështjeve Evropiane, Maida Gorçeviq.

Gorçeviq tha se mesazhin e KE-së e konsiderojnë si një inkurajim për Gjykatën Supreme dhe Komisionin Parlamentar për Reformë Gjithëpërfshirëse Zgjedhore që t’i adresojnë këto çështje sa më shpejt të jetë e mundur.

Ajo tha se në komunikimin me KE-në u konstatua se disa elementë nga kapitulli 23 do të mbeten pjesërisht të paplotësuara për arsye objektive dhe do të përkthehen në standardet përfundimtare, me angazhimin e institucioneve malazeze për të krijuar udhërrëfyes dhe hapa konkretë për përmbushjen e këtyre standardeve sa më shpejt të jetë e mundur.

Ndër to, siç tha Gorçeviq, janë emërimi i kryetarit të Gjykatës Supreme, si dhe ndryshimi i Ligjit për financimin e subjekteve politike dhe fushatat zgjedhore.

SHARE