OBSH E KËNAQUR ME NUMRIN E VAKSINUARVE NË MALIN E ZI

Drejtori Rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën, Hans Kluge, është i kënaqur me përqindjen e atyre të vaksinuar në dyditët e fundit në Malin e Zi, kur më shumë se 20,000 qytetarë u imunizuan. Ministrja Boroviniq Bojoviq falënderoi OBSH-në që i dha ndihmëMalit të Zi në këtë kohë të vështirë. Ajo tha se Kluge vlerësoi përpjekjet e qeverisë për të luftuar pandeminë e koronavirusit. Drejtori Rajonal i OBSH-së për Evropën Dr. Hans Kluge tha se që nga fillimi i kësaj epidemie, OBSH-ja ka punuar ngushtë me autoritetet shëndetësore të Malit të Zi, duke promovuar dhe forcuar partneritetin me Bashkimin Evropian dhe vendet anëtare. Ai veçanërisht shprehu kënaqësinë që Mali i Zi ka marrë një rol kryesor në fushën e inovacioneve dixhitale të shëndetit në Ballkanin Perëndimor. Dr. Kluge gjithashtu bëri thirrje për respekt të vazhdueshëm të masave epidemiologjike.

SHARE