ABAZOVIQ: PRITEJ DORËHEQJA E GJUKANOVIQIT, DUHET TË FILLOJË NJË EPOKË E RE DHE QYTETARËT TË PAJTOHEN

Pritej dorëheqja e kreut të Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS) Millo Gjukanoviq në atë pozitë, tha kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq, duke shtuar se për Malin e Zi duhet të fillojë një epokë e re.

Pas vendosjes së gurthemelit për ndërtesën për punonjësit e RTMZ, Abazoviq u tha gazetarëve se ai kishte njoftuar dorëheqjen e Gjukanoviqit edhe më parë. Abazoviq tha se në kuadër të zgjedhjeve parlamentare ky është problem i brendshëm i PDS-së.

“Fokusi është në gjëra të tjera, të ndërtohet Mali i Zi, të përgatitet sezoni turistik, kushdo që dëshiron të përgatitet për zgjedhje dhe të bëjë llogaritë e ka këtë mundësi, ne mund ta bëjmë atë jashtë orarit të punës”, tha Abazoviq dhe shtoi se ai nuk është i interesuar për atë që ndodh brenda apo jashtë PDS-së.

Komiteti kryesor i Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS) pranoi njëzëri dorëheqjen e presidentit të partisë Millo Gjukanoviq dhe emëroi Danijel Zhivkoviq si ushtrues detyre.

Gjukanoviq, në konferencën për media pas seancës, tha se nuk janë të kënaqur me rezultatet e zgjedhjeve presidenciale, por se PDS-ja nuk lëkundet në optimizmin e saj, i cili, siç tha ai, është shumë real dhe i bazuar.

SHARE