Mali i Zi pret numrin më të madh të refugjatëve nga Ukraina në Ballkanin Perëndimor, sipas të dhënave nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin.
MPB-ja thotë se janë përkujdesur tetë mijë persona nga Ukraina.
Nga ana tjetër, demografët tregojnë se fluksi i emigrantëve mund të ndryshojë ndjeshëm imazhin e vendit tonë, sepse kemi një rritje natyrore negative prej tre vitesh.
Siç tha Daniela Shuster nga MPB-ja, Mali i Zi është vendi i parë në rajon që i është përgjigjur me kohë fluksit masiv të këtyre personave.
“Duke pasur parasysh se kriza ukrainase është ende në vazhdim, Qeveria ka marrë një vendim për vazhdimin e Vendimit për dhënien e mbrojtjes së përkohshme personave nga Ukraina edhe për një vit, pra deri në mars të vitit 2024. Kjo do të thotë se ata kanë të drejtën e qëndrimit, strehimit të përkohshëm, kujdesit shëndetësor, arsimit fillor dhe të mesëm, punës dhe dokumentit të bashkimit familjar”, shpjegoi Shuster.
Siç thotë Milleva Brajushkoviq-Popoviq, demografe, kjo do të ndikojë në natalitetin dhe vdekshmërinë, gjithçka varet nga karakteristikat e tyre.
“Dhe ne nuk i kemi ato të dhëna që të mund ta themi këtë, por ajo që mund të presim është që në periudhën e ardhshme, emigrantët ukrainas do të ndikojnë në ndryshimin e pamjes demografike në Mal të Zi,” shpjegoi demografja.