“Malli” thotë Bardhi në këngën e re

Artisti i mirënjohur, Bardhi është rikthyer me një projekt të ri muzikor.

Ai ka publikuar këngën e re të cilën e ka vizuelziuar edhe me një klip të veçantë.

Projekti mban titullin “Malli” dhe erdhi me tekst dhe meldi nga vet Bardhi.

Për ‘Beat’ është përkujdesur NAJ teksa miksimi u realizua nga produksioni ‘SBS Entertainment’.

Ndërsa, videoklipi iu besua produksionit ‘Sekuence’ dhe tashmë gjendet i lansuar në kanalin zyrtar në YouTube.

Bardhi, ndërkohë mes tjerash po vazhdon të jetë i angazhuar edhe me koncerte në vende të ndryshe përfshirë diasporën. /Telegrafi/

SHARE