GJELOSHAJ: SË BASHKU ME DEMOKRATËT DHE PEPIQIN DO TË UDHËHEQIM MALESINË NË KATËR VITET E ARDHSHME

Forumi Shqiptar me 18 këshilltarë, së bashku me Malin e Zi Demokratik të udhëhequr nga Shtjefën Camaj dhe këshilltarin boshnjak Adnan Pepiq, dhe me gjithsej 20 këshilltarë, do të udhëheqin Malesinë në katër vitet e ardhshme, tha Nik Gjeloshaj, kryetar i Alternativës Shqiptare dhe lider i koalicionit “Forumi Shqiptar” në zgjedhjet lokale në Tuz.

Koalicioni i tij fitoi pushtetin absolut në zgjedhjet e djeshme, Demokratët 1 mandat, ndërsa Adnan Pepiq, anëtar i Bordit Kryesor të Partisë Boshnjake dhe këshilltar i asaj partie në Tuz, e mbështeti Gjeloshajn në zgjedhje.

Gjeloshaj sot përmes rrjetit social „Facebook“ falënderoj votuesit dhe diasporën.

„Fjalët nuk mjaftojnë për të përshkruar kontributin e vëllezërve tanë nga diaspora dhe gjithçka që kanë bërë që atdheu i tyre të mbetet në duart e duhura, në duart në të cilat Malësia do të vazhdojë me projekte kapitale dhe zhvillimore. Së bashku, ne dëshmuam se disa individë nuk mund t’i përçajnë vëllezërit përmes ndarjeve artificiale, ne dëshmuam se Malësia është e bashkuar dhe e zhvilluar,“ shkruan Gjeloshaj.

Këtu mund të lexoni postimin e plotë të Gjeloshajt:

SHARE