GJELOSHAJ: NUK DUHET TË RREZIKOJMË SEZONIN TURISTIK VEROR APO TË PENGOJMË ZHVILLIMIN EKONOMIK TË VENDIT TONË

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj tha se nuk duhet të rrezikojmë sezonin turistik veror apo të pengojmë zhvillimin ekonomik të vendit tonë.

„Jam plotësisht dakord me qëndrimin e unifikuar të kryetarëve të bashkive bregdetare, dhe pretendimet e mia mbështeten me një letër të Odës Ekonomike të Malit të Zi,“ tha ministri Gjeloshaj.

Siç tha ai, Ligji i ri për Të Mirat Detare, siç e kemi nënshkruar me marrëveshjen për formimin e Qeverisë së 44-të të Malit të Zi, përcakton që urgjentisht t’u kthehet juridiksioni komunave, në mënyrë që bashkitë bregdetare të mund të shpallin tendera bazuar në planet e tyre në vitin 2026 për zonat e banjës/larjes.

“Konkluzioni i Qeverisë vitin e kaluar ka qenë që në vitin 2025 të fillojë me kohë procedurat për plazhet dhe meqenëse kjo nuk është bërë, e vetmja zgjidhje, si vitin e kaluar, është aneksimi i kontratave ekzistuese të plazheve si dhe në vitin 2024, diçka për të cilën po avokon edhe Oda Ekonomike”, theksoi ai.

Ai tha se pret të jepen përgjigje se pse nuk është nisur me kohë zbatimi i konkluzioneve të Qeverisë dhe se përgjegjësit duhet të sanksionohen.

“Është e papranueshme të vihet edhe një herë në pikëpyetje gatishmëria e plazheve për sezonin turistik, me fjalë të tjera, tani duhet të dihej lista e të gjithë qiramarrësve për të filluar përgatitjet, ndërsa autoritetet nuk kanë shpallur tenderët dhe tani është vonë për këtë vit dhe nuk mund të rrezikojmë kaosin”, ka theksuar Gjeloshaj.

SHARE