Meta kërcënon më tërheqje nga Evropa

Kompania Meta po shqyrton mundësinë e tërheqjes nga tregu evropian, nëse nuk mund të shkëmbej të dhënat e përdoruesve evropianë me ata nga Shtetet e Bashkuara, pas vendimit të Shrems II.

Kompania e Mark Zuckerberg ka njoftuar se po shqyrton tërheqjen nga tregu evropian, dhe se gjithçka varet nga vendimi i Schrems II, transmeton Telegrafi.

Në korrik të vitit 2020 ishte kritikuar ashpër mekanizmi për bartjen e të dhënave personale të evropianëve në Shtetet e Bashkuara – duke u thirrur në “mbrojtjen e privatësisë”.

“Mbrojtja e privatësisë”, është një ligj amerikan që autoriteteve amerikane u jep të drejtë të mbledh të dhënat personale për subjektet në Bashkimin Evropian, që sipas gjykatës bëhet si “preventivë për mbrojtje adekuate”.

Megjithatë, Facebook po kërcënon se do të tërhiqet plotësisht nga Evropa, nëse nuk ka më mundësi të ndajë të dhënat për përdoruesit evropianë me operacionet e tyre amerikane, aplikacionet dhe qendrat e të dhënave.

Derisa gjykata evropiane thekson se të dhënat personale janë më pak të mbrojtur në SHBA sesa në Evropë, Facebook është i bindur se ndalja e bartjes së të dhënave transatlantike do të ketë ndikim të madh. 

/Telegrafi/

SHARE