IBRAHIMOVIQ: TË FILLOJË SA MË SHPEJT DIALOGU PËR GJYQTARËT E GJYKATËS KUSHTETUESE

Dialogu për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese duhet të fillojë menjëherë pas festave, tha kryetari i Partisë Boshnjake (PB) Ervin Ibrahimoviq, duke shtuar se njëri nga kandidatët e propozuar duhet të jetë nga pakicat. Në një intervistë për agjencinë MINA, Ibrahimoviq apeloi për përgjegjësi politike dhe guxim dhe u bëri thirrje të gjithë aktorëve që të arrijnë një marrëveshje për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Ai tha se beson se të gjithë përfaqësuesit politikë e kanë kuptuar se Mali i Zi ka nevojë për Gjykatë Kushtetuese sa më parë dhe pastaj zgjedhje të parakohshme parlamentare.

SHARE