BESIMTARËT KRISHTERË ORTODOKS NË MALIN E ZI SOT FESTOJNË DITËN E BUZMIT

Besimtarët ortodoks në Mal të Zi sot kremtojnë Natën e buzmit e cila paralajmëron kremten më të gëzuar të të krishterëve , Kërshëndellat , lindjen e Jezu Krishtit. Nata e buzmit e ka marrë emrin sipas buzmit i cili në bazë të zakoneve të lashta me muzgun e parë sillet brenda në shtëpi me një ritual të veçantë. Buzmi është një lis i ri. Buzmi është simbol i drurit  i cili sipas legjendës , barinjtë ua kanë sjell Jozefit dhe Marisë për të ndezur zjarrin dhe për të ngrohur shpellën në të cilën është lindur Jezusi. Ditën dhe natën e Buzmit 6 janarin e kremtojnë të gjitha kishat dhe besimtarët ortodoks të cilët e respektojnë kalendarin julian.

SHARE