MARKOVIQ I PËRGJIGJET AMFILOHIJES RRETH KISHËS NË RUMI

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, i është përgjigjur të parit të Kishës ortodokse serbe në Mal të Zi, Amfilohije Radoviq se mu për faktin që nuk ka dokument të vlefshëm planifikimi në majën e Rumisë, do të thotë se në atë vend nuk mund të ketë as një lloj ndërtim apo ndërhyrje në këtë zonë.

Markoviq, deklaroi se mënyra me të cilën Mitropoliti i Kishës Ortodokse Serbe, Radoviq, e ndan Malin e Zi dhe me këtë godet edhe themelet dhe kuptimin e bashkëjetesës kulturore, multietnike dhe fetare të Malit të Zi , e frikëson më shumë se sa ajo nëse objekti I metaltë do të mbes në maje të Rumisë apo jo.

“Këtë herë, ia lejuat vetës që të ndani Shqiptarët në të përshtatshëm dhe të papërshtatshëm, në ata që janë të mirëseardhur në Rumi dhe në ata që nuk e kanë vendin aty, në Shqiptarët e Enver Hoxhës dhe Shqiptarët e Skënderbeut…Mitropolit, mos e bëni këtë gjë!”, deklaroi Markoviq.

Nëse do të mbesë apo jo ai objekt në maje të Rumisë, Markoviq ia lë këtë ligjit. ”Siç veç edhe e kam thënë, do të mbesë , nëse ligji e lejon atë, nuk do të mbesë, nëse nuk ka bazë ligjore për të. Asesi ndryshe!“, shkruanë Markoviq në letrën e tij drejtuar Radoviq.

Ai përkujtoi Mitropolitin Amfilohije që disa herë i ka dërguar mesazhe qellim mira që në marrëdhënie me Qeverinë, të kërkojnë zgjidhje për të gjitha çështjet e hapura.

SHARE