Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, tha se transformimi digjital i Malit të Zi kërkon bashkëpunim të vazhdueshëm mes institucioneve, sektorit privat, komunitetit shkencor dhe ekosistemit inovativ.
Në mbledhjen e Trupit Koordinues për transformimin digjital u diskutua edhe organizimi i WB6 Digital Summit 2026, që do të mbahet nga 12 deri më 14 tetor në Portonovi, si dhe zbatimi i planit për digjitalizimin e plotë të shërbimeve publike në nivel qendror dhe lokal.
Dukaj theksoi se samiti do të jetë mundësi për lidhjen e institucioneve, ekonomisë dhe sektorit inovativ të Ballkanit Perëndimor, ndërsa puna e Trupit Koordinues do të fokusohet në rezultate konkrete, bashkëpunim ndërinstitucional dhe zhvillimin e inovacionit digjital.








