KA SKADUAR AFATI PËR DORËZIMIN E LISTAVE ZGJEDHORE NË KSHZ

Brenda afatit të paraparë ligjor, 6 koalicione dhe 6 parti politike kanë dorëzuar listat për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare, të cilat do të mbahen me 30 gusht.

Partia Demokratike e Socialistëve do të jetë në një koalicion me Partinë Liberale.

Koalicioni “Për të ardhemn e Malit të Zi” përfshin Frontin Demokratik, Partinë Socialiste Popullore, Partinë e Punëtorëve, Të Drejtat e Malit të Zi, Mali i Zi i Bashkuar.

Koalicioni i radhës është i përbërë nga Demokratët, Demos, Partia e Pensionistëve me Aftësi të Kufizuara, Lëvizja Qytetare e majta e re dhe Shoqëria për Hulumtime të Politikës dhe Teoria politike.

Koalicioni tjetër përbëhet nga Lëvizja Qytetare URA, Unioni i Qytetarëve CIVIS, Forumi Boka, Partia e Drejtësisë dhe Pajtimit dhe intelektualë të pavarur.  

Në mënyrë të pavarur do marrin pjesë Partia Socialdemokrate, Socialdemokratët, Partia Boshnjake,  Nisma e Qytetarëve Kroate si dhe Socialistët e Malit të Zi.

Subjektet politike shqiptare në këto zgjedhje do të dalin në dy kolona gjegjësisht dy koalicione.

Listës shqiptare, e përbërë nga Alternativa shqiptare, Forca, Lidhja demokratike shqiptare, Lëvizja qytetare perspektiva dhe Unioni i Tuzit, do të dalin në një kolonë, të cilës do ti prijë, Nik Gjeloshaj, i pasuar nga Genci Nimanbegu.

Ndërsa në  kolonën tjetër, do të jetë Koalicioni shqiptare me moton “Bashkë një zë”, i përbërë nga Partia demokratike, Unioni demokratik i shqiptarëve dhe Lidhja demokratike në Mal të Zi, të cilës i prinë Fatmir Gjeka, i pasuar nga, Mehmet Zenka.

Në krahasim me zgjedhjet presidenciale të mbajtura dy vjet më parë, numri i votuesve është rritur për rreth 8 mijë e 600.

Zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit, do të jenë të 11-ta me radhë prej fillimit të pluralizmit politik në Mal të Zi.

SHARE