ABAZOVIQ: UNË MBËSHTES FORMIMIN E NJË BLLOKU CENTRIST

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq thotë se në pritje të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, mbështet formimin e një blloku të madh evropiano-centrist, nëse kjo është e mundur.

“Ne jemi gati për zgjedhjet, kur do të mbahen nuk është pyetje për mua, me shumë gjasa më 11 qershor. Ne presim Gjykatën Kushtetuese”, tha kryeministri duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Villa Goricë.

“Ne jemi gati për zgjedhje, i kemi realizuar të gjitha premtimet. Besoj se qytetarët e vlerësojnë këtë dhe mezi pres zgjedhjet”, tha Abazoviq.

Ai tha se mbështet formimin e një blloku të madh evropian centrist, nëse kjo është e mundur.

“Mbetet deri në zgjedhje për ta miratuar dhe mendoj se është diçka e mirë për Malin e Zi”, tha Abazoviq.

SHARE