FILLUAN KONSULTIMET PARAPRAKE MES MAZHORANCËS PARLAMENTARE

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Qytetare URA Mileta Radovaniq  për portalin RTMZ tha se tashmë kanë filluar konsultimet paraprake mes partive të shumicës parlamentare për formimin e Qeverisë së re. Ai thekson se në ditët në vijim do të vijojnë bisedimet e para zyrtare. “Tashmë kanë filluar konsultimet paraprake mes partive të shumicës parlamentare. Bisedimet e para zyrtare do të vijojnë në ditët në vijim, siç thamë, sepse Mali i Zi dhe qytetarët e tij nuk duhet të presin. Bisedimet do të zhvillohen me një grup qytetarësh të CIVIS-it, Partinë Socialiste Popullore (PSP), partitë e pakicave, por edhe me përfaqësuesit e Frontit Demokratik (FD) dhe Malit të Zi Demokratik, tha Radovaniq.

SHARE