NË TUZ REGJISTROHEN 8 RASTE TË REJA ME COVID19

Në Mal të Zi në 24 orët e fundit  janë kryer 1845 analiza për prezencën e Covid 19, nga të cilët  535 kanë rezultuar pozitive, njoftohet nga ISHP. Në këtë periudhë janë regjistruar edhe 6 humbje jete. Numri më i madh i rasteve të reja janë nga Podgorica 227, kurse në Tuz janë regjistruar 8 raste. Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 548 të infektuar, ndërsa numri i rasteve aktive është 10.531, nga të cilët 97 në komunën e Tuzit.

SHARE