KRIPORJA: EDHE VITIN E ARDHSHËM DO TË ADMINISTROHET NGA “PARQET NACIONALE”

Parqet Nacionale të Malit të Zi edhe një vit, gjegjësisht deri në gusht të vitit të ardhshëm do të administrojnë Kriporen. Komuna e Ulqinit nuk i krijoi parakushtet juridike, nuk e krijoi ndërmarrjen e cila do të administrojë Kriporen dhe nuk e miratoi Planin e Administrimit të Kripores për periudhën pesë vjeçare, të cilat ishin parakushtet kryesore juridike për ta marrë administrimin e kësaj kompani. Në bazë të vendimit të Qeverisë së Malit të Zi, Parqet Nacionale të Malit të Zi e administrojnë hapësirën e Kripores me qëllim mbrojtjen e biodiversitetit, duke filluar nga gushti i vitit 2015 kur u nënshkrua kontrata me Administratën e falimentit të kësaj ndërmarrje më të vjetër në Ulqin.

SHARE