NË TUZ ORGANIZOHET “JAVA E FILMIT SHQIPTARË”

Për herë të parë në komunën e Tuzit do të mbahet  “Java e Filmit Shqiptar”. Ceremonia e hapjes do të bëhet të martën, 5 korrik 2022 në orën 20:30. Filmi që hap këtë aktivitet pesëditor është “Nëntori i Ftohtë”. Fillimi i viteve të 90-ta ishte një nga periudhat më të këqija për shqiptarët e Kosovës. Për shkak të zbatimit të masave jashtëzakonisht të ashpra nga ana e autoriteteve serbe në të gjitha aspektet e jetës, punëtorët shqiptarë u detyruan të nënshkruajnë një marrëveshje për pranimin e Serbisë si shtet të tyre. Në vend të kësaj, të gjithë ata që kanë nënshkruar janë privuar nga jeta, kanë humbur punën, sigurimet shëndetësore, shtesat fëmijërore, si dhe pasuritë e paluajtshme që u janë dhënë nga institucionet ku kanë punuar. Pikërisht kjo është temë e dramës “Nëntori i ftohtë” me regji të Ismet Sijarinës. Më 6 korrik do të shfaqet filmi “Përrallë nga e kaluara” – 1987, më 07 korrik “Vitet e pritjes” – 1989, më 08 korrik “Vdekja e kalit” – 1992, më 09 korrik “Amaneti” – 2014.

SHARE