ISHP: BASHKIME DERI NË 200 PERSONA, DISTANCË NË DASMA DHE FUNERAL

Numri më i madh i personave që mund të qëndrojnë në ambiente të mbyllura dhe të hapura, duke respektuar distancën fizike të rekomanduar prej dy metrash midis vizitorëve është 200 persona dhe përcaktohet nga situata aktuale epidemiologjike, por edhe nga aftësia e shërbimit epidemiologjik për të vepruar në mënyrë adekuate në rast kontakti dhe veprimi anti-epidemik dhe zbatimit të masave.

Kjo është theksuar në rekomandimet e përkohshme të Institutit të Shëndetit Publik, me qëllim parandalimin e Covid19 gjatë ngjarjeve dhe tubimeve publike.

“Numri maksimal i personave që mund të jenë të pranishëm në tubime publike ose tubime në natyrë ose ambient të mbyllur është subjekt i ndryshimit në përputhje me rezultatet e analizës së situatës dhe vlerësimit të vazhdueshëm epidemiologjik të situatës”, theksojnë nga ISHP.

DASMAT

Ruajtja e distancës fizike rekomandohet gjithashtu kur bëhet fjalë për organizimin e dasmave dhe festave të tjera: “Për të gjitha qëndrimet në të gjitha zonat, përfshirë ardhjen dhe nisjen, rekomandohet ruatja e distancës fizike midis personave (mysafirëve, përfaqësuesëve të bashkësive fetare dhe stafit) prej dy metrash. Rregulli i distancës fizike nuk duhet të zbatohet midis anëtarëve të së njëjtës familje ose personave që janë zakonisht në kontakt të ngushtë.

Sipas ISHP-së, përdorimi i maskës për personat të cilët shërbejnë në dasma dhe në festa të tjera është i detyrueshëm.

“Numri më i madh i të ftuarve që mund të qëndrojnë brenda dhe jashtë në të njëjtën kohë, duke respektuar distancën e rekomanduar fizike prej dy metrash midis mysafirëve, është 200 persona”, thuhet në rekomandime.

Rekomandohet, nëse është e mundur, ritualet dhe festimet të organizohen në ambiente të hapura.

Në hyrje të ambienteve të objektit ku organizohen festat/dasmat, është e nevojshme të vihet njoftimi për detyrimin për të respektuar masat e higjenës së përgjithshme dhe masat e distancës fizike, në përputhje me rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publik.

MUZIKA

Rekomandohet që skena të vendoset në një distancë prej katër metrash nga të ftuarit e tjerë.

RASTET MORTORE

Kur bëhet fjalë për organizimin e rasteve mortore, gjatë qëndrimit në të gjitha zonat, përfshirë mbërritjen dhe nisjen, rekomandohet një distancë fizike midis personave (personave të pranishëm, përfaqësuesve të bashkësive fetare) prej dy metrash.

Rregulli i distancës fizike, siç shprehen nga ISHP, nuk ka pse të zbatohet midis anëtarëve të së njëjtës familje ose personave që zakonisht janë në kontakt të ngushtë.

Sa u përket maskave, është e detyrueshme përdorimi i tyre gjatë qëndrimit në hapësira të mbyllura publike.

Nga Instituti i Shëndetit Publik rekomandojnë që në mes të rasteve mortore, personat kompentet dhe përgjegjës të kenë kohë të mjaftueshme që të bëjnë pastrimin dhe dezinfektimin e funeralit.

“Anëtarëve të pikëlluar të familjes, të cilëve u është caktuar një masë e vetë-izolimit, duhet lëjuar të vijnë në varrosje dhe lamtumirën e fundit. Pëlqimi lëshohet nga inspektori sanitar kompetent me kërkesë të personit me kushte të përcaktuara, përveç nëse personi ka simptoma të sëmundjes, ” shprehen nga ISHP.

Shërbimi dhe konsumimi i ushqimit dhe pijeve në funeral nuk rekomandohet.

SHARE