COVID19: NJË VIKTIMË 30 VJEÇARE, 207 RASTE TË REJA

Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë regjistruar 207 raste të reja me Covid 19, si dhe 8 viktima nga kjo sëmundje, njëra nga të cilat ishte vetëm në moshën 30 vjeçare. Numri më i madh i rasteve u regjistrua në Podgoricë 67, Nikshiq 20, Tivar 17, ndërsa në Tuz u regjistruan 2 raste të reja. Gjatë kësaj kohe u shëruan 350 të infektuar. Rastet aktive janë 2,281, nga të cilët 6 në komunën e Tuzit.

SHARE