Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq, tha se forcimi i Bashkimit Evropian, nuk është i mundur nëse Ballkani Perëndimor mbetet në periferi të saj.
Në Konferencën e Komisioneve Parlamentare për Integrime Evropiane, ai vuri në dukje se vetëm një rajon stabil i Ballkanit Perëndimor brenda Bashkimit Evropian mund të jetë i begatë. Brajoviq tha se kjo konferencë është edhe një mundësi tjetër për të dërguar mesazh se vendet e Ballkanit Perëndimor janë gati të “mbështesin njëri-tjetrin, pavarësisht nga ndryshimet në shpejtësi” tha ai.
“Unë besoj se të gjithë në Malin e Zi duhet të jenë krenarë dhe të kënaqur me të arriturat, ne tashmë jemi anëtare e NATO-s, duke pasur parasysh progresin tonë, ne presim që të jemi anëtarja tjetër e ardhshme e BE-së”, tha Brajoviq.
Ndërsa, shefi i Delegacionit të BE-së, në Podgoricë, Aivo Orav, tha se është e vërtetë se negociatat po përparojnë dhe se reformat janë duke u zhvilluar.
“Por për të mbajtur baraspeshë, është e rëndësishme që qytetarët të ndjejnë përfitimet e procesit të reformave dhe ne duhet të shohim rezultate të dukshme në luftën kundër krimit të organizuar”. “Dialogu politik është shumë i rëndësishëm në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor” . E di se sa vështirë të formohet ai Këshill dhe e di se është moment delikat, por mos e humbisni këtë shans “, tha Orav, duke theksuar se Këshilli me një agjendë pro-evropiane mund ta afrojë vendin në mënyrë të konsiderueshme drejt BE-së.