NGA E MARTA, ULJE E ÇMIMEVE TË KARBURANTEVE

Çmimet me pakicë të karburanteve në pompat malazeze do të jenë sërish më të ulëta nga e marta, për të katërtën herë radhazi.

Sipas raportit të sotëm të çmimeve të derivateve të naftës në bursat ndërkombëtare dhe kursit të këmbimit të dollarit me euron, çmimi i naftës në euro duhet të jetë katër cent më i ulët dhe të dyja llojet e benzinës do të jenë një cent më lirë.

Ministria e Energjisë dhe Minierave do të shpallë zyrtarisht të hënën çmimet e reja maksimale të karburanteve me pakicë që do të vlejnë për javën e ardhshme.

SHARE