Elgato lanson FacecamPro që mund të incizojë me rezolucion 4K me shpejtësi 60fps

Elgato ka lansuar Facecam Pro prej 299.99 dollarë, uebkamerën e dytë të saj të fokusuar te krijuesi që shton veçori mbresëlënëse që nuk janë në Facecam-in e saj origjinal.

Karakteristikat e tij dalluese është aftësia për të regjistruar pamje me rezolucion 4K me një shpejtësi “60fps”, ndërsa shumë opsione të tjera konkurruese 4K janë të kufizuara në “30 korniza për sekondë”.

Ju nuk do të mund t’i vëreni domosdoshmërisht ato përfitime në Zoom pasi interneti kompreson cilësinë e videos, por nëse jeni transmetues, kjo ia vlen të shikohet.

Sigurisht 299.99 dollarë për Pro janë padiskutim shumë – Facecam më i vogël tani po shitet për 149.99 dollarë – por mund të sjellë përditësimet që prisnit.

Duke lënë mënjanë regjistrimin me rezolucion 4K, kamera gjithashtu ju lejon të zgjidhni midis modalitetit të fokusimit automatik ose manual.

Të jesh në gjendje të zgjedhësh midis këtyre dy mënyrave të fokusimit është një tipar i zakonshëm në shumicën e uebkamerave, por mungonte në kamerën origjinale Facecam.

Elgato premton gjithashtu një distancë minimale fokusimi prej 3.9 inç, që është pothuajse tetë inç më pak se diapazoni i fokusit fiks 11.8 inç i origjinalit. /Telegrafi/

SHARE