KRIVOKAPIQ: DITA QË NA DISTANCOI NGA BE-ja; ABAZOVIQ: NUK DO TË LËVIZ AS NJË MILIMETËR

Sot është mbajtur seanca e Qeverisë së Malit të Zi, ku një nga temat kryesore ishte nënshkrimi i Marrëveshjes Themelore me KOS-në, edhe pse nuk ishte pikë e rendit të ditës. Ministri i Punëve të Jashtme Ranko Krivokapiq theksoi se në qarqet e Brukselit nuk është mirëkuptuar pse çështja e Marrëveshjes Themelore me KOS-në shtrohet në një moment vendimtar dhe vihet në pikëpyetje mundësia historike. Duke përmendur një dokument të brendshëm nga Brukseli, i cili ende nuk ka mbërritur zyrtarisht në MPJ, ai tha se një qëndrim i tillë ndaj mundësisë historike është një nga arsyet pse draft raporti aktual i Komisionit Evropian për Malin e Zi për vitin 2022 është mjaft negativ. “Shumë është bërë në historinë e këtij vendi me mashtrime dhe kjo është pjesë e atyre mashtrimeve historike. Prandaj kjo nuk është një ditë e zakonshme, një ditë e mirë. Prandaj kjo është dita që na distancoi nga BE,” tha Krivokapiq, duke komentuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me KOS-në. Kryeministri Dritan Abazoviq i është përgjigjur Krivokapiqit se sot është një ditë e trishtuar vetëm për ata që jetojnë në të kaluarën. “Kur është fjala për rrugën drejt BE-së, nuk ka komisariat për çështje fetare në BE, fakti që ata janë pjesë e propagandës në Mal të Zi është tjetër histori”, tha Abazoviq. Ai përsëriti se Marrëveshja Themelore duhet të nënshkruhet për të arritur në miratimin e vendimeve që kërkojnë mbështetjen e së paku 54 apo 49 deputetëve. “Këtë e thashë një muaj më parë, atëherë nuk më besuat. Tani kemi mundësinë të mbyllim çështjet evropiane”, shtoi Abazoviq. Nëse kontrata me KOS-në nuk është në përputhje me Kushtetutën, siç tha ai, nuk ka asgjë kundër ndjekjes penale. „Dritan Abazoviq nuk do të lëviz asnjë milimetër. Ndjehuni të lirë të procedoni, por nëse kam të drejtë, më kërkoni falje, jo për hirin tim, por për hir të familjes time”, tha kryeministri. Ministri i Bujqësisë dhe zëvendëskryeministri Vladimir Jokoviq tha se Marrëveshja Themelore nuk është e drejtuar kundër asnjë komuniteti fetar, por vetëm rregullimit të marrëdhënieve ndërmjet një bashkësie fetare dhe shtetit të Malit të Zi.

SHARE