KOMUNA E TUZIT KA NËNSHKRUAR SOT KONTRATAT ME OJQ TË MALËSISË, FITUESE PËR BASHKËFINANCIMIN E PROGRAMIT TË PUNËS SË TYRE

Sot në ambientet e ndërtesës së Komunës së Tuzit, kryetari Nik Gjeloshaj, në bazë të konkursit publik dhe vendimit të komisionit, ka bërë lidhjen e kontratave me organizatat joqeveritare të Malësisë, fituese për bashkëfinancimin e programit të punës së tyre.

Nga buxheti i Komunës së Tuzit për vitin 2022, në bazë të konkursit publik dhe vendimit të komisionit, ndarja e mjeteve financiare është bërë si vijon:

• SHKA ,Rapsha”- 6,000.00 €

• SHKA ,,Ramadan Sharkiq”- 4,000.00 €

• OJQ ,,Razvoj Vranj”- 3,000.00 €.

• SHJQ ,,Femina”- 3,500.00 €

• SHKA “Koha”- 3,500.00 €

• OJQ ,,Bora”- 3,500.00 €

• SHKA ,,Liria”- 3,500.00 €

• OJQ ,,Shoqëria e personave me invaliditet Malësia”- 1,600.00 €

SHJQ ,,Asociacioni për veprimtari ndërkulturore” – 1,400.00 €

Komuna e Tuzit të gjithë organizatave jo qeveritare ju dëshiron sukses në punën e tyre, duke theksuar se këtë vit shumë e mjeteve financiare (me konkurs) për OJQ, është rritur nga 25 mijë euro që ishte vitin e kaluar në 30 mijë.

SHARE