DEMOKRATËT-URA PROPOZOJNË QË ÇDO VËNDIM TË KETË DY TË TRETËN

Në atë dokument, siç shkruan gazeta “ Dan”, është shkruar që me qëllim të kryerjes sa më efikase dhe më të mirë të detyrës, komisioni mund të formojë një ose më shumë nënkomisione.

Një raport i detajuar mbi punën e tij me tekstin e projekteve ligjore të harmonizuara, të rregulloreve dhe akteve të tjera, komisioni  do t’ia paraqesin Kolegjiumit të Kryetarit të Kuvendit dhe të gjitha klubeve parlamentare të formuara në Kuvendin e Malit të Zi, pasi ta përfundojnë punën, thuhet në projekt-vendimin e bërë në bazë të Planit të reformës zgjedhore.

Është specifikuar që komisioni  të ketë 14 anëtarë, nga të cilët gjashtë anëtarë emërohen me propozim të shumicës parlamentare, kurse gjashtë anëtarë të tjerë me propozim të opozitës parlamentare dhe dy anëtarë me propozim të OJQ-ve që kanë fituar njohje publike në fushën e proceseve zgjedhore dhe kanë botuar dokumente ekspertësh dhe studimesh në temën e  proceseve zgjedhjeve dhe të cilët morën pjesë në monitorimin vendor dhe ndërkombëtar të procesit zgjedhor.

Gjithashtu shpjegohet se në qoftë se numri i shumicës  së klubeve parlamentare ose klubeve të opozitës parlamentare është më i vogël se numri i anëtarëve të komisionit që i përkasin, kandidatët deri në numrin përkatës të propozojnë një klub të anëtarëve me numrin më të madh të anëtarëve të klubit, duke respektuar principin që asnjë anëtar i klubit nuk mund të ketë më shumë se tre anëtarë të komisionit.

SHARE