Foto: Ilustrim
Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor i Malit të Zi ka njoftuar se pensionet për muajin maj do të rriten me 0,95%. Kjo rritje është llogaritur sipas formulës së përcaktuar me ligj dhe bazuar në të dhënat statistikore të publikuara nga MONSTAT. Nga Fondi PIO theksojnë se nuk kanë të drejtë të devijojnë nga formula ligjore për harmonizimin e pensioneve dhe se të gjitha vendimet merren në përputhje me Ligjin për Sigurimin Pensional dhe Invalidor.
Sipas të dhënave të Fondit, gjendja financiare po përmirësohet:
- Deficiti i Fondit në fund të vitit 2025 ishte 55,5%.
- Në katër muajt e parë të vitit 2025 ishte 59,5%.
- Në katër muajt e parë të vitit 2026 ra në 49,3%.
Kjo ulje e deficitit lidhet me rritjen e të ardhurave nga kontributet, rritjen e punësimit, aktivitetin ekonomik më të lartë dhe zvogëlimin e ekonomisë informale. Fondi PIO garanton vazhdimin e pagesës së rregullt të pensioneve dhe njofton se harmonizimi i ardhshëm i pensioneve është planifikuar për shtator 2026. Për vitin 2026, buxheti i Fondit PIO arrin në 843,37 milionë euro.









