SPAJIQ OPTIMIST PËR IBAR-in: SHPRESOJ NË MBYLLJEN E KAPITUJVE SË SHPEJTI

Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq sot në Bruksel u takua me kryetarin e Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe siç tha për TVMZ, Michel vlerësoi rezultatet e Qeverisë dhe shpreson se Kuvendi do të vazhdojë të punojë në baza të njëjta si Qeveria.

“Ne sot ia paraqitëm Michel-it planin dhe rezultatet tona. Ne presim që ligjet të miratohen në Parlament. Michel i dha mbështetje absolute Malit të Zi për marrjen e IBAR-it dhe shpresojmë në sinjale pozitive dhe shpresojmë që vendet anëtare të mbështesin Malin e Zi të marrë IBAR-in deri në fund të qershorit”, tha Spajiq në një deklaratë për TVMZ.

Spajiq përkujtoi se Grupi Punues për Zgjerim në Këshillin e BE-së do të takohet më 7 qershor.

“Atje shpresojmë të marrim sinjale pozitive. Shpresoj se do ta kuptojnë momentin konkret në të cilin ndodhet Mali i Zi dhe pres që puna jonë e madhe të shpërblehet”, shprehet kryeministri.

I pyetur se kur pritet të mbyllen kapitujt e parë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Spajiq tha se shpreson se do të mbyllet shpejt.

“Unë nuk do të doja të vrapoja me shpejtësi. Së pari, le ta fitojmë këtë lojë,” tha ai.

Të rikujtojmë se, Spajiq sot ndodhet në një vizitë pune në institucionet e BE-së në Bruksel, në pritje të një raporti pozitiv për vlerësimin e përmbushjes së kritereve të përkohshme për kapitujt 23 dhe 24 (IBAR).

SHARE