SHQIPËRI-KOSOVË, MBLIDHEN QEVERITË/ DY QEVERITË NËNSHKRUAJNË 14 MARRËVESHJE TË REJA

Tradita e mbledhjeve të përbashkëta mes dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës vijoi me mbledhjen e gjashtë në Tiranë, nën moton Bashkë Pa Kufi në një rajon pa kufi nga u nënshkruan 14 marrëveshje bashkëpunimi. Marrëveshjet e nënshkruara krahas atyre social kulturore dominohen nga ato me karakter ekonomik ky synohen lehtësira të mëtejshme doganore të kontrollit të hyrje-daljeve së mallrave si dhe bashkëpunim në fushën e transportit hekurudhor. Një prej marrëveshjeve është edhe ajo për shmangien e Tatimit të dyfishtë mbi të Ardhurat dhe mbi Kapitalin si dhe për Parandalimin e Evazionit Fiskal. Kosova dhe Shqipëria angazhohen në Krijimi i Korridorit Digjital 5G. Kryeministri Edi Rama e vuri theksin pikërisht tek motaja e kësaj mbledhje heqja e kufijve. Kryeministri Kosovës Avdulla Hoti, i quajti marrëveshjet e nënshkruara si një farë të re bashkëpunimi mes dy vendeve.
Kryeministri Rama nuk harroi të theksoi rëndësinë e Shengenit Ballkanik. Për vizitën e ardhshme në Prishtinë kryeministri Edi Rama u angazhuar në nënshkrimin e marrëveshjes finale në vendosjen e Doganës në portin e Durrësit në dispozicion të Kosovës.

SHARE