SERBIA NUK NDËRHYN NË PUNËT E BRENDSHME TË MALIT TË ZI, THOTË BËRNABIQ

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, deklaroi se Serbia në asnjë mënyrë nuk ndërhyn në punët e brendshme të Malit të Zi dhe se ajo ndjen nevojën si kryeministre për të reaguar ndaj pretendimeve të bëra nga presidenti i atij vendi, Millo Gjukanoviq, raporton Beta. Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq deklaroi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe politika e tanishme e Serbisë “treguan qëllime shumë problematike” ndaj Malit të Zi dhe se që nga miratimi i Ligjit për Liritë e Fetare në muajin dhjetor, ka pasur agresion të fortë mediatik dhe politik nga Beogradi.

SHARE