KREU I NATO-s: TË GJITHA PALËT DUHET TË RUAJNË QETËSINË, TË SHMANGIN VEPRIMET E NJËANSHME

Kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti lidhur me tenstionet në veri.Ndërsa ndan detaje të bisedës përmes një postimi në twitter, Stoltenberg apelon të gjitha palët duhet të ruajnë qetësinë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE. “Bisedova me Albin Kurtin për tensionet e fundit në Kosovë dhe rëndësinë e vazhdueshme të misionit të KFOR-it. Të gjitha palët duhet të ruajnë qetësinë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Mbetem në kontakt të ngushtë me Prishtinën dhe Beogradin”, shkruan Stoltenberg.

SHARE