HUNGARIA SHTYN VOTIMIN PËR ANËTARËSIMIN E SUEDISË DHE FINLANDËS NË NATO

Hungaria ka shtyrë votimin për ratifikimin e aplikimit për anëtarësim të Suedisë dhe Finlandës në NATO.

Kështu thuhet në ueb-faqen e Asamblesë Kombëtare hungareze, më 2 mars, dhe kjo është e fundit në mesin e një serie shtyrjesh që kanë irrituar aleatët perëndimorë.

Votimi është shtyrë për dy javë dhe ligjvënësit hungarezë pritet të votojnë për ratifikim në seancën e 20 marsit. Hungaria mbetet i vetmi vend anëtar i NATO-s, që përveç Turqisë, nuk ka miratuar ende aplikimet e dy vendeve nordike për t’iu bashkuar aleancës ushtarake perëndimore.

NATO kërkon që të 30 shtetet të ratifikojnë aplikimet për anëtarësim me qëllim që të pranohen shtetet e tjera.

Partia e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, ka mbështetur pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Por, opozita hungareze ka kritikuar partinë e Orbanit se po zvarrit çështjen e ratifikimit të anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë.

SHARE