BREGU: SHËNDETI, MIRËQENIA DHE POPULLSIA E SUKSESSHME DUHET TË JENË BAZA E ÇDO POLITIKE RRITJEJE

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu tha se shëndeti, mirëqenia dhe një popullsi e suksesshme, një shoqëri ku askush nuk mbetet pas, duhet të përbëjnë bazën e çdo politike të rritjes.

„Aspiratat ambicioze për rimëkëmbjen pas pandemisë i janë nënshtruar realitetit të ashpër të qytetarëve të Evropës Juglindore që luftojnë me inflacionin galopant dhe faturat që përbëjnë gjysmën e të ardhurave të tyre. Një pjesë e madhe e krizës energjetike vazhdon, për fat të keq, të prekë sektorin publik, ku të parët janë goditur shërbimet shëndetësore dhe sociale. Ne e ndjemë nga afër barrën e presionit demografik dhe daljen e madhe të fuqisë punëtore, dhe përveç gjithë kësaj, 67 për qind e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor deklaruan se ishin të gatshëm të jetonin dhe të punonin jashtë vendit,“ tha Bregu.

“Puna për njohjen e kualifikimeve, mbështetjen e sigurimit të cilësisë në arsim, uljen e kostove të komunikimit duke hequr kostot e roaming në rajon, duke punuar për integrimin e perspektivës së të rinjve në vendimmarrje në rajon, duke mbështetur zhvillimin e infrastrukturës rajonale kërkimore dhe digjitale kompanitë fillestare, si dhe fuqizimin dhe çlirimin e potencialit të grave në shkencë dhe sipërmarrje, ne në Këshillin për Bashkëpunim Rajonal po ndërtojmë ura bashkëpunimi në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore,“ theksoi sekretarja Bregu.

Në margjinat e Forumit, Bregu u takua me drejtorin rajonal të OBSH-së për Evropë, Hans Kluge, me të cilin diskutoi për të ardhmen e bashkëpunimit në temën e shëndetit, veçanërisht të shëndetit mendor të të rinjve në Ballkanin Perëndimor.

SHARE