BLINKENI TAKOHET ME LAVROVIN

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, biseduan shkurtimisht të enjten gjatë samitit të G20-s që po mbahet në Nju Delhi të Indisë.

Ky është takimi i parë i nivelit të lartë midis dy vendeve pas disa muajsh, dhe vjen pasi tensionet midis Uashingtonit dhe Moskës janë rritur për shkak të luftës Ukrainë-Rusi.

Një zyrtar i lartë amerikan tha se Blinkeni e përdori diskutimin për të folur me Lavrovin për tri pika, sikurse ajo që SHBA-ja do ta mbështesë Ukrainën për aq kohë sa duhet për t’i dhënë fund luftës, se Rusia duhet ta ndryshojë vendimin e saj pas pezullimit të pjesëmarrjes në traktatin bërthamor, dhe se Moska duhet ta lirojë të arrestuarin amerikan, Paul Whelan.

Zyrtari, i cili foli me gazetarët në kushte anonimiteti, tha se Blinkeni nuk pret që të ketë ndonjë ndryshim në sjelljen e Rusisë në një të ardhme të afërt.

SHARE