SPAJIQ: MALI I ZI PO BËHET GJITHNJË E MË INTERESANT PËR INVESTITORËT E HUAJ

Në takimin e kryeministrit të Malit të Zi Millojko Spajiq me përfaqësuesit e Telekom-it malazez, u theksua se Mali i Zi po bëhet një treg gjithnjë e më interesant për investitorët e huaj.

“Takim shumë konstruktiv me përfaqësuesit e Telekom-it malazez, drejtorin ekzekutiv Stjepan Udoviçiq dhe drejtorin e Sektorit për punë korporative dhe juridike Pavllo Gjuroviq”, ka njoftuar Spajiq në rrjetin social “X”.

Spajiq njoftoi gjithashtu se shkëmbyen mendime për kushtet e biznesit dhe ranë dakord që Mali i Zi po bëhet një treg gjithnjë e më interesant për investitorët e huaj.

“Ne inkurajojmë digjitalizimin dhe futjen e teknologjive të reja që hapin horizontet e zhvillimit më të fortë”, tha Spajiq.

SHARE