MBËSHTETJA E TË GJITHA DEGËVE TË QEVERISË ËSHTË E NEVOJSHME PËR FUNKSIONIMIN NORMAL TË PROKURORIT SUPREM TË SHTETIT

Për funksionimin e papenguar të Prokurorit Suprem të Shtetit është e nevojshme mbështetja e fuqishme nga të gjitha degët e pushtetit, tha presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq.

Millatoviq është takuar sot me Prokurorin Suprem të Shtetit Millorad Markoviq.

Siç thuhet në njoftim, Millatoviq ka uruar Prokurorin Suprem të Shtetit për zgjedhjen e tij, duke theksuar se pas gati pesë vitesh të pozitës ushtrues detyre është bërë një hap i rëndësishëm në drejtim të forcimit të shtetit ligjor në Mal të Zi.

Ai shtoi se me zgjedhjen e Markoviqit për Prokuror Suprem të Shtetit me konsensus të gjerë të përfaqësuesve në Parlamentin e Malit të Zi u tregua një pjekuri demokratike, por edhe vendosmëri që Mali i Zi të vazhdojë me zbatimin e detyrave kryesore reformuese.

„Ky është gjithashtu një segment i rëndësishëm i përmbushjen e synimeve tona nga procesi i negociatave dhe përshpejtimit të rrugës evropiane të Malit të Zi”, tha Millatoviq.

Bashkëbiseduesit, siç thuhet në njoftim, theksuan se zgjedhja e Prokurorit Suprem të Shtetit paraqet një progres të rëndësishëm në drejtim të forcimit të institucioneve dhe sistemit gjyqësor të vendit tonë, gjë që i jep një shtysë shtesë luftës më të fortë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe administrim më efikas të drejtësisë në Mal të Zi.

“Duke pasur parasysh sfidat dhe pritjet komplekse nga organizata e prokurorisë, të cilat kanë të bëjnë kryesisht me përmirësimin e rezultateve në hetime, cilësinë e aktakuzave dhe një përgjigje më të fortë ndaj problemit të korrupsionit dhe krimit të organizuar, Presidenti theksoi nevojën e mbështetjes së fuqishme nga të gjitha degët e pushtetit, në mënyrë që Prokurorisë së Shtetit t’i mundësojë kushte adekuate për punë të mbarë”, thuhet në njoftim.

Në fund, presidenti i uroi Prokurorit Suprem të Shtetit punë të suksesshme dhe i shprehu mbështetjen e plotë në realizimin e aktiviteteve të ardhshme.

SHARE