ËSHTË SHQETËSUESE RRITJA E PACIENTËVE ME KOLLË TË MIRË

Ekziston rreziku i përkeqësimit të situatës së kollës së mirë në Mal të Zi, duke pasur parasysh rritjen e numrit të pacientëve në vendet fqinje, në radhë të parë në Serbi, tha për Portalin e RTMZ doktoresha Mirjana Tijaniq Mallixhan, pediatre në Qendrën Shëndetësore të Podgoricës.

Ajo thekson se në Mal të Zi po rritet numri i personave që vuajnë nga kolla e mirë dhe se më të rrezikuarit janë fëmijët deri në 12 muaj që nuk janë vaksinuar fare ose pjesërisht.

Në 13 muajt e mëparshëm, në Serbi janë regjistruar katër vdekje të shkaktuara nga kolla e mirë te fëmijët e pavaksinuar nën moshën tre muajsh. Me komplikimin e situatës në Serbi, mjekët tanë janë të shqetësuar, duke qenë se në Mal të Zi po rritet numri i personave që vuajnë nga kolla e mirë.

Mjekja pediatre e Shtëpisë Shëndetësore të Podgoricës, Dr. Mirjana Tijaniq Mallixhan, tregon se ka një rritje të dukshme të numrit të personave që vuajnë nga kolla e mirë.

Instituti për Shëndet Publik i Malit të Zi bëri të ditur se, sipas të dhënave të fundit, më shumë se 450 persona kanë qenë të sëmurë me kollë të mirë, ndërsa në Spitalin e Fëmijëve nuk ka asnjë të shtruar me këtë diagnozë.

Megjithatë, dhomat e pritjes gjithnjë e më të mbushura të qendrave shëndetësore janë shqetësuese.

Siç njofton Instituti i Shëndetit Publik, ndër rastet e regjistruara, përqindja më e madhe e pacientëve është në grupmoshën 11 deri në 15 vjeç. Numri më i madh i rasteve është zbuluar në Podgoricë.

SHARE