EDHE KE-ja KUNDËR BLLOKADËS NDAJ DINARIT SERB

Komisioni Europian u është bashkuar zërave kritikë ndaj Kosovës, pas hyrjes në fuqi më 1 shkurt të një rregulloreje të Bankës Qendrore të Kosovës.

Rregullorja sanksionon përdorimin e euros për pagesat me para të gatshme, duke ndaluar përdorimin e dinarit serb, që përdoret masivisht nga serbët që jetojnë në Kosovë.

Zëdhënësi i KE-së, Eric Mamer, gjatë një konference për media në Bruksel tha se Komisioni shpreh keqardhjen për këtë vendim dhe iu bashkohet thirrjeve të faktorëve të tjerë ndërkombëtarë që të sigurohet një periudhë e mjaftueshme kohore për zgjidhjen e kësaj çështjeje përmes dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

„Komisioni shpreh keqardhjen për faktin se ky vendim është miratuar pa konsultime paraprake, duke marr parasysh pasojat që ky vendim mund të ketë në jetën e përditshme të serbëve në Kosovë dhe komuniteteve të tjera në Kosovë. Komisioni është veçmas i shqetësuar për ndikimin te shkollat dhe spitalet, duke marr parasysh se nuk ka alternativa të tjera,“ thuhet në njoftim.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha të mërkurën se zbatimi i rregullores për pagesat me para të gatshme do të bëhet përmes një tranzicioni të lehtësuar, pa treguar sa do të zgjasë kjo.

SHARE