Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë regjistruar 447 raste të reja me Covid-19, kanë njoftuar nga Instituti i Shëndetit Publik. Gjatë kësaj kohe 5 persona e kanë humbur jetën, nga mosha 37 deri në atë 92 vjeçare. Numri më i lartë i të infektuarve u regjistrua në Podgoricë 179, Plevla 49, Nikshiq 36, ndërsa në Tuz u regjistruan 2 raste. Gjatë kësaj kohe u shëruan 635 të infektuar. Numri total i rasteve aktive është 6,660, nga të cilët 75 në komunën e Tuzit.