GJUROVIQ: REZULTATE TË SHKËLQYERA NË FUSHËN E EKONOMISË

Vendi po shënon rezultate të mëdha në fushën e ekonomisë, tha ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Goran Gjuroviq.

“Qeveria e 43-të sillet me përgjegjësi ndaj qytetarëve të Malit të Zi dhe prandaj po shënojmë rezultate të mëdha në fushën e ekonomisë”, ka shkruar Gjuroviq në profilin e tij në rrjetin social X, dikur Twitter.

Ai tha se në gjashtë muaj janë realizuar 453 milionë euro të ardhura nga turizmi, ndërsa suficiti buxhetor për tetë muaj ka qenë 196 milionë euro.

“Ekonomia e Malit të Zi është në rrugën e duhur”, tha Gjuroviq.

SHARE