RUSIA BOMBARDON QYTETIN E ODESËS, RAPORTOHET PËR 19 CIVILË TË VRARË

Shërbimet ukrainase të urgjencës bënë të ditur mëngjesin e së premtes se sulmet ruse me raketa kanë goditur ndërtesat e banimit në rajonin e Odesës në Ukrainë, duke shkaktuar 19 viktima dhe duke lënduar dhjetëra të tjerë. “Numri i të vdekurve në ndërtesë ka arritur në 19”, tha zëdhënësi i administratës ushtarake të Odesës, Sergei Bratchuk, duke shtuar se raketa u lëshua nga një aeroplan që vinte nga Deti i Zi. Videoja e sulmit të së premtes tregoi rrënojat e djegura të ndërtesave në Odesa. Një raketë e dytë që goditi rrethin Bilhorod-Dnistrovskyi të Odesës vrau tre persona, përfshirë një fëmijë dhe plagosi një person tjetër, sipas deklaratës së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës. Raketa e dytë goditi ndërtesat tre dhe katërkatëshe të një qendre rekreacioni, shkroi ministria në Twitter. Sulmi i së premtes në Odesa pason tërheqjen e forcave ruse të enjten nga Ishulli i Gjarprit, një ishull kyç i Detit të Zi. Por, forcat ruse vazhduan ofensivën e tyre për të rrethuar bastionin e fundit të rezistencës në provincën lindore të Luhanskut.

SHARE