NGA SOT BILETA E TRAGETIT ËSHTË PESË EURO

Nga sot bileta për transportin e një veture me traget në linjën Kamenari – Lepetani do të kushtojë pesë euro.

Çmimet sezonale janë të vlefshme deri më 30 shtator.

Qeveria në seancën e saj në fund të muajit prill prezantoi çmimet sezonale dhe jashtë sezonit për transportin në linjën e përmendur.

Gjatë sezonit, motoçiklistët do të paguajnë një biletë prej 2.5 euro, ndërsa drejtuesit e veturave të pasagjerëve do të paguajnë 5 euro.

Makinat me rimorkio dhe furgonat më të gjatë se pesë metra do të paguajnë biletat me çmimin 9,30 euro, kamionët me kapacitet mbajtës deri në 5 tonë dhe mikrobusët me ulëse deri në 22+1 10,5 euro, kamionët me kapacitet mbi 5 tonë do të paguajnë çmimin prej 14,5 euro, autobusët 17,5 euro, kamionët tërheqës dhe rimorkio 25,5 euro, dhe automjetet e mëdha 29 euro.

SHARE