Foto: RTNK
Në Mal të Zi, gjatë muajit mars janë regjistruar 56.31 mijë ardhje dhe 123.91 mijë netë qëndrimi të turistëve në akomodimin kolektiv, sipas të dhënave paraprake të institutit Monstat.
Nga numri i përgjithshëm i netëve të qëndrimit në akomodimin kolektiv, 71.9% janë realizuar nga turistët e huaj, ndërsa 28.1% nga turistët vendas.
Sipas strukturës së netëve të qëndrimit sipas llojit të destinacionit turistik, më së shumti netë janë regjistruar në vendet bregdetare me 72.4%, në kryeqytet 15.8%, në vendet e tjera 8.4% dhe në zonat malore 3.3%.
Akomodimi kolektiv përfshin hotele, bujtina, motele, fshatra turistike, resorte, hostele dhe kampingje.
Në këto të dhëna nuk përfshihet akomodimi privat, si shtëpitë dhe dhomat me qira apo apartamentet turistike.










