HAPET OBJEKTI I RI I POLICISË KUFITARE NË BOZHAJ, PËRGATITJE PËR SEZONIN TURISTIK

Foto: Adria.tv

Në Mal të Zi është vënë në funksion objekti i ri i Stacionit të Policisë Kufitare në Bozhaj, në afërsi të pikës kufitare me qëllim përmirësimin e kontrollit kufitar dhe lehtësimin e qarkullimit të udhëtarëve dhe mallrave.

Drejtori i Policisë, Llazar Shqepanoviq, së bashku me zyrtarë të tjerë të lartë, inspektoi objektin dhe diskutoi për forcimin e kapaciteteve operative, veçanërisht në prag të sezonit veror turistik.

Sipas njoftimit, ky projekt synon të rrisë efikasitetin e kontrolleve kufitare dhe të ulë pritjet dhe bllokimet në pikëkalime. Në disa pika kufitare janë hapur edhe linja shtesë kontrolli.

Në total, në shtatë pika kufitare është rritur numri i korsive, për të përmirësuar rrjedhën e trafikut.

Për shembull, në Bozhaj numri i korsive është rritur nga 4 në 5, ndërsa në Debeli Brijeg nga 3 në 6.

Gjithashtu, janë realizuar dhe planifikuar projekte të tjera infrastrukturore për përmirësimin e sistemit të kontrollit kufitar dhe përafrimin me standardet evropiane në Mal të Zi.

SHARE