NUK KEMI RASTE TË REJA ME KORONAVIRUS NË MAL TË ZI

Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik, nga sot në mëngjes deri në ora 18:15, kanë përfunduar analizën e 93 mostrave, ndër të cilat nuk ka pasur raste të infektuara rishtas me koronavirus.

Numri i përgjithshëm i të infektuarëve me korona virusin e ri në Mal të Zi është 322. 

Në Podgoricë janë regjistruar 164 persona të infektuar, në Tuz 37, në Nikshiq 34, në Tivar 23, Ulqin 22, dhe në Budvë, Andrievicë dhe Plavë nga 7 persona. Në Bjello Pole dhe Herceg Novi janë regjistruar nga 6 individë , kurse në Danillovgrad, Tivat dhe Guci nga tre persona të prekur me këtë virus.

Në mesin e analizave të përfunduara është edhe një numër i personave të cilët po shërohen kështu që numri i të shëruarëve ka shkuar në 219.

Sipas të dhënave të Institutit, momentalisht 96 persona rezultojnë si të prekur. Në Podgoricë janë të sëmurë 49, në Ulqin 14, në Tivar 11, në Plavë 6, në Tuz dhe Nikshiq nga 5, në Guci 3, Budvë 2 dhe në Herceg Novi 1 person.

SHARE